Beniada Nishani ishte pjesë e emisionit “Më Lër të Flas” puntatën e sotme.
Në këtë dalje të saj ajo sigurisht u ngacmua për jetën e saj private dhe ndarjen e fundit nga vëllai i Arbër Hajdarit.
Në emision Beniada nuk ngurroi të rikonfirmonte që është single për momentin.
Pas kësaj deklarate ajo është ngacmuar nga Romeo live në emision. Teksa Beniada e ka ka pyetur “po ti nga do ta gjesh vajzën”, ai i është përgjigjur me shaka (ose jo) “po ti nga e di që nuk po e shikoj tani” teksa përballë kishte ish-banoren e “BBV”.
Kujtojmë që nuk është hera e parë që Romeo e bën këtë, pasi edhe në BBV1 kur vëllai i tij, Donald Veshaj, ishte pjesë e shtëpisë, ai ka deklaruar se e pëlqen Beniada Nishanin. Meqë iu dha rasti, duke qeshur ia ‘hodhi’ një fjalë! :p