Përpara se të bëhej pjesë e “Big Brother VIP”, që u bë shkak për një ndryshim total në jetën e saj, Kiara Tito ishte moderatore e programit “Style Star”.
Mesa duket planet e moderatores ishin të rikthehej për sezonin e rradhës në ‘reality show-n’ e modës.
Këtë na la të kuptojmë stilisti Niko Komani, njëkohësisht mik i Kiarës dhe pjesë e jurisë në “Style Star Show”.
Me anë të një videoje në TikTok, Niko ka shkruar: “POV: Po përgatiteni për Style Star 3, por Kiara Tito ka një suprizë”, duke iu referuar kështu shtatëzanisë së saj.
Kujtojmë se aktualisht Kiara është moderatore e “DWTS Fan Club”. Është bërë me dije se programi i kërcimit ka edhe 3 puntata deri në finalen e madhe.
Pas përfundimit të këtij programi, pritet që Kiara t’i përkushtohet shtatëzanisë së saj e asaj çka vjen më pas, e sakaq nuk dihet nëse rikthimi i saj do të jetë sërish në Top Media apo në sezonin e tretë të “Style Star”.