Luiz Ejlli është përballur sërish me një problem sa i përket llogarisë së tij në Instagram. Ditën e djeshme, këngëtarit i është mbyllur llogaria dhe pasi e ka rimarrë sërish llogarinë, e njëjta gjë i ndodhi sërish ditën e sotme.
Këtë herë, ai ka kallëzuar rastin në sektorin e krimit kibernetik. Luiz Ejlli tha për Top Channel:
“Jam te drejtoria e policisë për të bërë kallëzimin, sepse është një rast që po përsëritet dhe dikush e bën për inat.”
Kjo është hera e tretë që këngëtarit të njohur i mbyllin profilin e tij zyrtar në Instagram.