Ditën e sotme, këngëtari Luiz Ejlli ka bërë një kallëzim në polici në sektorin e krimit kibernetik, për mbylljen për herë të tretë të llogarisë së tij në Instagram.
Pak orë pas kallëzimit, duket se instancat përkatëse janë vënë në lëvizje për të identifikuae autorët dhe i kanë gjetur ata.
Pas kësaj, Luiz Ejlli ka dalë me një deklaratë publike ku thotë se personat janë identifikuar dhe policia është në ndjekje të tyre.
“Pushka top!” – shkruan Luizi krah deklaratës së tij.