Pas ndarjes nga princ Leka, Elia Zaharia fotografohet nga paparazzi në ish-Bllok pa unazën e martesës!
Prej disa javësh, princ Leka dhe princeshë Elia Zaharias janë komentuar në median rozë, për shkak të aludimeve se martesa e çiftit është në krizë.
Princi ka shkuar i pashoqëruar në pritjen që Presidenti i Republikës Bajram Begaj po bën në “Pallatin e Brigadave” në nder të 111-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, duke shtuar akoma më shumë dyshimet për një ndarje.
Duket se lajmet për një ndarje i përforcojnë më shumë edhe këto foto të Elias nëpër rrugët e Tiranës, në zonën e Bllokut.
Fotot e shkrepura në Tiranë sjellin Elia Zaharian nën shoqërinë e mamasë së saj, aktores së njohur, Yllka Mujo.