Ditën e sotme është bërë me dije nga burime për “Vip Magazine” se BBV3 do të nisë transmetimin më datë 13janar dhe se do të moderohet nga Ledion Liço.
Ky lajm, ka bërë mjaft zhurmë në rrjet, ku një pjesë kanë uruar moderatorin e një pjesë tjetër kërkojnë ende që spektakli të vazhdojë t’i besohet Arbana Osmanit.
Ndonëse nga ana e Arbana Osmanit, ende nuk ka pasur një qëndrim publik sa i përket këtij ndryshimi, moderatorja menjëherë pas qarkullimit të këtij lajmi ka ndarë një foto në Instastory, ku shfaqet me bashkëshortin e saj dhe regjisorin e BBV, Eduart Grishaj, si dhe opinionistin e dy sezoneve të shkuara të BBV, Arbër Hajdarin.
Kujtojmë se Arbër Hajdari që pas përfundimit të sezonit të dytë, ka deklaruar që nuk do të jetë opinionist në sezonin e ardhshëm.
Të jetë ky postim i Arbana Osmanit një foto rastësore, apo një reagim për të treguar që njëlloj si Arbri, edhe dyshja Arbana-Eduart nuk do të jenë më pjesë e BBV?!