Enisa, tashmë ish-konkurrente e “Përputhen”, sot ka vendosur që të largohet nga programi. Ajo ka marrë komente negative nga ndjekësit dhe kjo është arsyeja që Enisa do të lërë programin.
Ajo nuk dëshiron që prej komenteve të njerëzve të mërziten familjarët e saj.
“Për hir të lumturisë së familjes sime, unë kërkova largimin nga programi. Ata më njohin shumë mirë dhe e dinë çfarë vajze kanë rritur. Kanë hallet e tyre dhe nuk dua t’u shtoj halle të tjera prej komenteve të njerëzve. Familja është mbi gjithçka. Gjithashtu një arsye tjetër për t’u larguar është dhe zhgënjimi që kam marrë nga Herisoni”, u shpreh Enisa.
Enisa ka thënë që është mama e një vajze, por në fillim kur konkurrentët e kanë pyetur nëse është e vërtetë, ajo e ka mohuar.
Por pas disa informacioneve dhe fotove të siguruara nga konkurrentët, ajo e ka pranuar.
Arsyeja që ajo e ka mohuar vajzën është që të mos e bëjë pjesë të mediave dhe ta mbajë sa më private.