Dafina Zeqiri dhe Loredana janë dy nga artistet më në zë të muzikës shqiptare. Të dyja janë shumë të pëlqyera dhe numërojnë fansa të shumtë.
Megjithëse ato asnjëherë nuk kanë pasur përplasje me njëra-tjetrën, nuk mund thuhet se ekziston ndonjë lloj miqësie mes tyre.
Dikur, vajzat shpërndanin këngët e njëra-tjetrës në rrjete sociale, ndërsa sot ato as nuk ndiqen.
E megjithatë, një detaj nuk ka kaluar pa u vënë re. Të dyja këngëtaret, ndodhen në të njëjtin vend së bashku. Edhe pse ato nuk janë bërë tag, nga postimet e secilës në rrjetet sociale, duket që ato janë në shoqërinë e njëra- tjetrës.
Ne mendojmë se bëhet fjalë për një bashkëpunim të mundshëm mes tyre, edhe pse ende nuk ka asgjë të konfirmuar nga asnjëra.
Shpresojmë që Dafina dhe Loredana, pas kaq kohësh të vijnë me një projekt të përbashkët muzikor, për të gjithë fansat e tyre. Ndërkohë, na mbetet të presim edhe pak për të mësuar më shumë rreth detajeve.