Vetëm pak ditë na ndajnë nga premiera absolute e filmit “5 herë jo” nga Bora Zemani dhe Donald Veshaj.
Që nga publikimi i trailerit, filmi ka ngjallur edhe më shumë interes te publiku pasi duket sikur premton shumë dashuri, aventurë e të qeshura.
Ndonëse është njoftuar se që prej datës 13 dhjetor, filmi do të shfaqet në çdo kinema, tashmë edhe premiera absolute e ka një datë dhe ajo është 12dhjetor.
Postimin e datës së premierës absolute e ka shpërndarë edhe vet Bora Zemani, e cila shkruan se për të është data më e bukur e vitit dhe kjo jo pa arsye, pasi data e premierës është në të njëjtën ditë me ditëlindjen e djalit të saj, Arborit.
Epo, dy gëzime në një ditë. Ku ka më bukur! 🙂