P U tha se Olta nuk e uroi për pritjen e ëmbël! / Olta Gixhari publikon bisedën me Kiarën! – Bie në sy veprimi i moderatores! (Foto)
Për shkak të përplasjeve të shumta gjatë “Big Brother VIP” si dhe mosbesimit për vërtetësinë e çiftit, ndjekësit ishin kuriozë nëse Olta Gixhari e kishte uruar Luizin dhe Kiarën për pritjen e ëmbël.
Me anë të një pyetësori në rrjetet sociale, aktorja tregoi se e ka uruar Kiarën, madje me anë të një mesazhi privat në Instagram.
“E urove Kiarën për shtatzëninë, meqë nuk besoje tek dashuria e tyre? ”-ka qenë pyetja e ndjekësit, të cilës Olta i është përgjigjur shkurt dhe qartë: “E kam uruar në privat’.
“Urime Kiara në rrugëtimin më të bukur në botë. Zoti ju bekoi, ashtu qofshi gjithmonë“- ishte mesazhi i saj.
Ajo që bie në sy në fakt në gjithë këtë është fakti që Kiara as nuk ia ka hapur mesazhin Oltës.
Ndonëse Olta paska vendosur t’i lërë pas mëritë e vjetra për një rast të tillë, moderatorja si duket nuk është në të njëjtin mendim.