Belina dhe Vis Pupa janë një ndër çiftet më të pëlqyer të cilëve shpesh u kërkohen këshilla për çelësin e një marrëdhënie të lumtur.
Si një person që rrezaton paqe, Belina u pyet nëse debatet me Visin i përballon po në këtë mënyrë, me qetësi dhe paqe.
E ftuar në një intervistë për programin “Natën me Aulonën”, ajo u shpreh se bashkë me Visin rrespektojnë momentin e secilit për të marrë kohën e duhur për të çliruar nervat.
“Ndonjëherë kur unë kam nevojë të ngre zërin, Visi më dëgjon. Kur ai ngre zërin, unë pushoj. Që do të thotë secili prej nesh duhet t’i japim njëri tjetrit kohën për t’u qetësuar“- tha Belina ndër të tjera.