Në një nga spektaklet live të “Big Brother VIP Kosova”, një gafë e moderatores Jonida Vokshi nuk kaloi pa u vënë re edhe pa u komentuar.
Opinionistja Anita Haradinaj bëri një përshëndetje nga ekrani për të atin, si dhe kujtoi ditëlindjen e nënës së saj të ndjerë.
Sakaq dy moderatorët Alaudini dhe Jonida shkojnë t’i japin një përqafim, ndërsa kjo e fundit i drejtohet me fjalët, “edhe 100 vjeç të bëhet mami“, ndërsa Alaudini për të ndrequr situatën tha, “mami në parajsë“.
Kjo gafë nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga Top ChanneI, të cilët e kanë përfshirë këtë moment në rubrikën “Monitorime” të programit “Fiks Fare”.