Banorët e rinj që i janë shtuar shtëpisë së “BBVK”, Ardi dhe Mirdoni duket se kanë ndryshuar situatën në shtëpi.
Shqipja është shoqëruar shumë me djemtë e rinj dhe po i shijon këto ditë. Hyrja e tyre ka ndikuar për mirë tek ajo.
Në një bisedë që kjo e fundit kishte me Ardin dhe Bucin, ajo e ka vlerësuar impaktin pozitiv të hyrjes së këngëtarit.
“Më ka nxjerrë anën time të mirë. Me këta tjerët jam lojtare, ndërsa me ty jam e butë, por këtë e shikojnë dhe banorët e tjerë dhe nuk e dua këtë“, u shpreh Shqipja referuar Ardit.
Buci nga ana tjetër tha se ajo dhe Alba, janë në listën e dy djemve për të pasur dicka më shumë se shoqëri pas daljes nga shtëpia e BBVK.
“Ardi dhe Mirdoni kanë ardhur këtu më shumë për të bërë shoqëri, me Albën besoj do kalojnë mirë, për aq kohë sa nuk e ngacmojnë. Këta duan shumë shoqëri sepse karriera që kanë është e tillë dhe bëjnë marketing më të fortë për veten”.