Agron Llakaj i ftuar në “Top Albania Radio”, ka folur më shumë rreth filmit “5 Herë Jo” ku ai ka një rol si drejtor televizioni. Ai ka zbuluar më shumë rreth eksperiencës së tij në film dhe mendimin që krijoi për Borën si aktore. Agroni tregon që është befasuar nga Bora sepse sipas tij, ajo ishte shumë organike.
Agroni: Për mua Bora ishte befasi, sepse ne shikojmë vetëm figurën sesa të bukur janë dhe jo sa vlerë kanë personazhet. Bora ishte shumë oragnike në aktrim, më pëlqeu shumë.
Agroni ka zbuluar që në film janë prerë shumë pjesë dhe për këtë gjë i vjen keq pasi ishte shumë investim. Nga filmi janë hequr gjëra shumë të bukura për shkak të kohës.
Agroni: Më vjen shumë keq sepse është investim çdo minutë që është regjistruar. Por nuk mund të lihej dhe shumë i gjatë dhe për këtë arsye janë prerë pjesë shumë të bukura.
Roli që ai ka në film është ai i drejtorit të një televizioni por njëkohësisht edhe pronar. Regjistrimi i filmit është bërë në gusht dhe sfidat e sakrificat kanë qenë të mëdha për aktorët.
Bora dhe Donaldi sipas Agronit kanë marrë një iniciativë shumë të madhe.
Agroni: Bora dhe Donaldi kanë marrë një iniciativë artistike shumë të madhe dhe pse jo ta kthejnë në biznes. Ata më impresionuan nga cilësia, profesionalizmi dhe shfrytëzimi i kohës.