“Kepi i Vipave” nisi transmetimin në televizion ditën e djeshme. Sikurse u tha edhe më parë, në Kep do të sqarohen debate të mbetura pezull nga BBV.
E ndërkohë që pritet të sqarohen situata të BBV, të tjera përplasje nisin mes personazheve.
Kështu ka ndodhur mes Ronaldo Sharkës dhe Luiz Ejllit, i cili dhe pse nuk është pjesëmarrës në “Kepin e Vipave”, iu desh të ndërhynte për të mbrojtur partneren e tij.
Që në nisje të emisionit të shumëpritur, gazetari Ronlado Sharka shprehu pakënaqësinë e tij lidhur me moderimin dhe moderatoren e Kepit. Thënë shkurt, sipas Ronaldos ky projekt duhej t’i besohej atij në moderim dhe jo Kiara Titos, gjë të cilën ia tha edhe Kiarës në fytyrë.
Mirëpo, këto pamje të transmetuara në emision, duket se e kanë bezdisur Luizin, i cilit menjëherë i tregoi vendin Ronaldos.
Luiz Ejlli e nisin reagimin e tij me një video në Instastory, ku shprehet se prej xhirimeve të filmit dhe angazhimeve të tij, nuk mund të jetë me Kiarën për t’a mbështetur dhe për t’iu dhënë konkurrentëve përgjigjet që meritojnë.
“Unë kam qenë në xhirime dhe nuk kam arritur ta shoh Kiarën tek ‘Kepi i VIP-ave’. Po shikoja disa pjesë tani dhe më vjen keq për dy gjëra. E para që nuk kam patur mundësi të jem krah saj në Turqi dhe e dyta, pash disa momente që disa personazhe po bënin si ‘koka shkencash’. Po të kisha qenë aty, do merrnin përgjigjet që meritojnë, por, siç e thotë shprehja: ‘Kur nuk janë barinjtë, ujqërit hedhin valle! ” – ka thënë Luizi.
Por, nuk ka mbaruar me kaq!! Në një tjetër postim, Luizi ka vijuar mesazhin e tij për Ronaldon, pa i përmendur emrin.
‘Edhe pse ti dhe ca të tjerë që zgjohen dhe flenë me emrin tim meritojnë diçka tjeter, sapo të mbaroj xhirimet, hajde merri ato 5000€ meqënëse do ngelesh pa punë’
Si të mos mjaftonte këto, Luizi ka vijuar edhe me komente në deklaratën e Ronaldos për Kiarën, që është shpërndarë menjëherë në rrjet.
“Nuk bëhen të gjitha punët me b*** o butterfly(flutur) . Jo të gjitha bëhen për followers, ka një limit “
Pritet në vijim të shohim se çfarë do të ndodhë, por duket se kjo eksperiencë e re nuk ka nisur shumë mirë për Ronaldo Sharkën, i cili e ka kthyer profilin e tij në Instagram në privat.