“Kepi i Vipave” nisi dhe bashkë me të edhe ‘dramat’ e personazheve publikë. Këtë herë, Ronaldo Sharka ka vendosur të ‘godasë’ i pari dhe ka zgjedhur pikërisht moderatoren Kiara Tito për këtë.
Të dy në Kep, njëra si moderatore e tjetri si konkurrent, kanë nisur përplasjet e para, kjo prej deklaratës së gazetarit Ronaldo Sharka, i cili u shpreh se moderimi i këtij programi duhej t’i besohej atij dhe jo Kiarës, e cila sipas tij nuk është e duhura për këtë format.
Kjo deklaratë, ka nxitur reagim të menjëhershëm te partneri i moderatores Luiz Ejlli, i cili i ka treguar “vendin” menjëherë Ronaldos. (Lexo këtu)
Dhe menjëherë pas Luizit, ka vendosur të reagojë edhe vet moderatorja me anë të një postimi në Instastory, dedikuar Ronaldos.
“Dikur lyenin flokët si ai, sot e nxorën kokën. Koka bën, koka pëson” – ka shkruar Kiara në postimin e saj.
Ndërkohë, ende nuk ka asnjë reagim konkret nga gazatari Ronaldo Sharka lidhur me këtë, kështu që mbetet të shohim çfarë do të ndodhë në vijim.