Sara Hoxha është kthyer në një nga personazhet më të komentuar të showbiz dhe kjo më së shumti pas “dilemës” së ndarjes (ose jo) nga partneri i saj, Ledri Vula.
Mirëpo, komentet për Sarën jo gjithmonë janë pozitive. Duket se Sara tashmë e ka marrë më “seriozisht” showbizin dhe është më shumë aktive në rrjetet sociale, dhe kjo nuk iu ka shpëtuar komentuesve, të cilët shpesh herë nuk janë dhe aq “dashamirës”.
“Qëkur iu fute showbizit, ke ndryshuar shumë”, “Je prind tashmë, ngele duke dalë”, “Ke filluar të zhvishesh dhe ti”, janë disa nga komentet me të cilët Sara është përballur jo pak herë, e mesa duket i ka lexuar të gjitha.
Çfarë mendon Sara lidhur me këto komente kur i lexon? Na e thotë me një video:
Pra me pak fjalë: “Nuk e vret shumë mendjen!”