Një foto e postuar nga Egli Tako ditën e sotme ka bërë xhiron e rrjetit. Bëhet fjalë për një foto që Egli ka postuar me aktorin e humorit, Ervis Saliasi, për të treguar që sot do të ishte e ftuar në “Fustanella Show” dhe do të performonte krah aktorit, ndërsa ndjekësit e kanë ngatërruar me Olsi Bylykun.
Por, si të mos mjaftonte ky krahasim, Egli ka kënduar këngën e saj “Do ditë”, një bashkëpunim me partnerin e saj (asokohe) Olsi Bylykyn. Egli e ka performuar edhe një herë këtë këngë, me tekst të ndryshuar, së bashku me Elvisin në numrin “Parodisti”.