Melinda Ademi është një nga reperet më të komentuara të momentit. Ajo është mjaft e dashur për publikun për projektet muzikore që ka sjellë, por pa lënë pas edhe debatet e showbizit, kryesisht me Dafina Zeqirin.
Së fundmi, reperja ka njoftuar se nesër do të bëhet pjesë e BBVK2, ndërsa ende nuk dihet nëse do të jetë e ftuar speciale apo në cilësinë e banores.
Sido që të jetë, e sigurt është që me prezencën e Melindës pritet një Prime edhe më i “zjarrtë”.