Filmi “5 Herë Jo” i Bora Zemanit dhe Donald Veshajt pritet të ketë premierën ditën e nesërme (12 dhjetor). Përpara kësaj, ata kanë dhënë një konferencë për mediat, ku i pranishëm ka qenë edhe producenti Ledion Liço.
Dyshja kanë zbuluar disa detaje rreth këtij filmi, mes tyre edhe një ftesë që i është bërë kryeministrit Edi Rama, për të marrë pjesë në projekt.
Megjithatë, për shkak të angazhimeve të shumta ai nuk mund të ishte pjesë e projektit të çiftit.
“I kam bërë një ftesë për të qenë aktor, sepse ndërtuam një rol për të, që Z. Kryeministër të ishte një kamarier në Vuno, që e kishte passwordin e lokalit Rilindje2050”, tregoi Donaldi.