Ditën e sotme Dea Mishel ka pësuar një aksident me makinë. Fatmirërisht, moderatorja nuk është dëmtuar dhe nuk pati asgjë serioze, veç gërvishtjeve të makinës.
Dea tregoj plot humor si ndodhi ngjarja përmes disa Instastorysh. Ajo tha se një i moshuar e kishte përplasur me makinë nga pas dhe i kishte gërvishur gjithë pjesën anësore të makinës, dëmtim që Dea e kaloi me sportivitet.
Mirëpo Dea e kaloi me sportivitet, por ndjekësit e saj jo. Kështu, një ndjekës u kap me mënyrën se si Dea e tregoi si një ngjarje komike edhe pse ishte aksident. “Nuk i le këto proçka ti. A ka aksident të këndshëm?!” – shkruan ndjekësi, ndërsa Dea iu përgjigj duke treguar se jeta nuk duhet marrë si dramë e as si telenovelë turke.
“Janë ca njerëz që janë mësuar me telenovela turke edhe e duan çdo gjë dramatike. Adhurojnë qurravitjet dhe sikletet. Ça të bëj të shtrihem të qaj se na ra një xhaxhi me makinë? Merreni pak më lehtë jetën, s’ka pse të jetë vuajtje që të jetë e bukur. Çdo gjë është çështje këndvështrimi.”