Olta Gixhari është një nga emrat më të komentuar të momentit. Edhe pse tashmë jeta e aktores për shkak të punës dhe angazhimeve të saj profesionale është e përqëndruar në Tiranë, sërish një pjesë tepër e rëndësishme e saj është në Valencia, aty ku Olta ka jetuar për dy vite e gjysmë e ka sjellë në jetë djalin e saj.
Përmes një video në Instastory, Olta ka treguar se është kthyer në Valencia, mirëpo ndjekësit e saj kanë kapur një detaj për të cilin janë shqetësuar.
Olta Gixhari në video dukej me krahun e fashuar, gjë që e sqaroi në videon pasardhëse. Olta ka treguar se në fakt në Valencia ka shkuar për të kryer disa analiza dhe për një kontroll rutinë dhe se është mirë e do të kthehet të enjten në Tiranë.