Disa ditë më parë, u zbuluan disa nga emrat e konkurrentëve që do të jenë pjesë e “Big Brother VIP Albania 3”.
Ata janë: Graciano Tagani, Endrik Beba, Bardhi, La Fazani dhe Alfio Rrotani. Ndërsa sot është zbuluar se listës pjesëmarrëse në këtë reality show, do t’i bashkohet edhe aktorja e njohur.
Burime për “Kryefjala” bëjnë të ditur se ajo është Cubi Metkaj. Cubi ka qenë aktore e Klanifornia dhe aktualisht është moderatore në MCN.
Ajo njihet për natyrën dhe shakatë e saj, ndonjëherë edhe mjaft pikante. Jemi kuriozë të shohim si do të jetë rrugëtimi i Cubit në BBV3.