Ditën e sotme një debat i ri ka nisur në showbiz-in shqiptar. Bëhet fjalë për Luiz Ejllin dhe gazetarin Ronaldo Sharka.
Ky i fundit, është bërë pjesë e “Kepit të Vipave” si konkurrent, por mesa duket nuk i ka mjaftuar ftesa për të marrë pjesë si i tillë, pasi e ka parë veten më të denjë për rolin e moderatorit, që i është besuar Kiara Titos.
Këtë “pakënaqësi”, Ronaldo nuk ngurroi t’a shprehë as në emision duke ia thënë Kiarës në sy që Kepit i duhet një moderator si ai, e jo Kiara.
Kjo deklaratë e ka bezdisur Luizin, i cili menjëherë ka reaguar në rrjetet e tij sociale. (Reagimi i plotë i Luizit këtu ).
Ndër të tjera, Luizi është shprehur për Ronaldon të shkojë të marrë ato 5000€ (shumë që ia ka premtuar që në BBV) pasi do ngelet pa punë.
Këto reagime të Luizit, duket se për një moment e kanë “tronditur” gazetarin, i cili vendosi t’a kthejë profilin e tij në Instagram nga publik në privat.
Megjithatë, Ronaldo e ka mbledhur shpejt veten duke e rikthyer Instagramin e tij sërish në publik, e më pas ka vendosur që edhe t’i kthejë përgjigje Luizit, në mënyrë ironike.
Kështu, Ronaldo Sharka ka postuar një video në Instastory-n e tij, me një çantë në dorë në një korridor hoteli, lokacionin e të cilit e ka vendosur Korçë, vendi ku aktualisht po qëndron Luiz Ejlli duke u marre me xhirimet e filmit “Në kuadër të dashurisë”. Gjithashtu, videon e ka vendosur me këngën “Money,money,money” . Besoj, e kuptuar ironinë – Ronaldo ka mbërritur në Korçë për të marrë 5 mijë eurot e tij.
Epo, urime Ronaldo, urojmë të t’i mbajë çanta! Të shohim si do e shpenzosh tani gjithë shumën që fitove! 😉