Vajza e Ledrit dhe Sarës feston sot 3 vjetorin e saj, ndërsa nuk ka munguar urimi i mami Sarës.
Sara: E ke ndryshuar jetën time Poem, faleminderit që më ke bërë mamanë më krenare, nuk e kisha menduar kurrë që do bëhesha. Shpresoj që jeta jote të jetë ashtu siç je ti, gëzuar ditëlindjen goca ime, motra ime shoqja ime e ngushtë.
Ndërkohë Ledri ende nuk ka bërë asnjë reagim publik për ditëlindjen e Poem. Nga ana tjetër ka qenë nëna e Ledrit, Xheraldina, e cila e ka uruar mbesën e saj përmes një postimi në Instagram.
Nuk e dimë ende nëse ditëlindja e vajzës së tyre do t’i bëjë bashkë Ledrin dhe Sarën në një festë si kanë bërë gjithnjë, apo këtë vit do ta festojnë ditëlindjen e vajzës të ndarë.