Dy ditë më parë (12dhjetor) është mbajtur premiera absolute e filmit “5 herë jo”, në një event plot surpriza ku kryesorja ishte propozimi emocionues i Donaldit për Borën, ku mes “5 herë jo”, tha një “PO” gjigante.
Mirëpo edhe pse propozimi na emocionoi të gjithëve, ka diçka që nuk shkon me unazën, pasi Borës i rri e madhe dhe këtë na e tregoi vet Donaldi me humor përmes një Instastory.
“Ja mora vet të madhe që ta ketë edhe kur të rritet”- shkruan Donaldi duke treguar gishtin e Borës dhe unazën, ndërsa Bora i përgjigjet “A ti rrofsh“.