Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat ku dy persona kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me dy vajza.
Bëhet fjalë për 33-vjeçarin A. N., dhe 20-vjeçarin A. Sh., të dy banues në Berat, të cilët kanë rënë në prangat e policisë. Ata dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me 2 shtetase 19 dhe një të mitur 16 vjeçe.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat për veprime të mëtejshme, ndërsa detaje të reja kanë dalë në dritë nga përdhunimi i dy vajzave në Berat.
Burime për mediat bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur më 7 dhjetor, por dy motrat kanë pasur frikë t’i denonconin autorët.
Ka qenë bashkëshorti i njërës prej vajzave që ka bërë kallëzimin në polici, e më pas janë vënë në pranga dy të rinjtë.
Burime të policisë bëjnë me dije se të dy motrave i është bërë ekspertiza mjeko ligjore e cila vërteton aktin e përdhunimit nga të dy shtetasit.
Dy vajzat dhe autorët i përkasin komunitetit rom.