Atalanta Kërcyku dhe Luixhino Hala janë një nga çiftet çerek-finaliste të DWTS. Ndonënse tashmë kanë fituar dashurinë e publikut dhe të kastit të DWTS, Atalanta ka treguar se fillimi nuk ka qenë fare i tillë.
Në një intervistë të fundit në “Wake Up”, Atalanta ka treguar se në fillim të këtij rrugëtimi, është “paragjykuar” disi edhe nga konkurentët e tjerë.
“Unë jam ndjerë keq ato dy javët e para kur dilnim, sepse sa herë uleshim, bënim muhabet a diçka, sidomos disa konkurentë më thonin ‘Ua ti, çne ti’ , dhe unë ndonjëherë filloja thoja po kam ndonjë gjë gabim unë, nuk e kuptoj.” – ka thënë Atalanta.
Nga ana tjetër edhe Luixhino ka treguar se kur ka marrë vesh që do kërcente me Atalantën, nuk e priste të arrinin deri këtu, derisa e pa që moderatorja ka vërtet aftësi për të kërcyer dhe nisi të përmendej nga të gjithë.
“Në fillim kur më ra Atalanta thashë 2-3 javë, 4-5 jo më shumë. Në provën gjenerale ditën e mërkurë, pashë që Atalanta pati hov në skenë, të gjithë filluan t’i flisnin Atalantës. Aty u konstatua që kjo vajza di të kërcejë. Atëherë thashë Atalanta mirëseerdhe në garë.” – ka treguar Luixhino.
Pra, mund të themi që edhe pse ” e paragjykuar”, Atalanta jo vetëm që i tregoi të kundërtën të gjithëve, por ka fituar edhe dashurinë e publikut që e ndjek.