U bënë disa kohë tashmë që rrjeti aludon për një shtatzëni të mundshme të Olta Gixharit e shkak për këtë janë bërë disa foto të aktores ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur.
Si për t’i përforcuar edhe më shumë dyshimet lidhur me këtë, gjatë kësaj jave Olta ka udhëtuar drejt Valencias, ku sipas saj për të kryer disa analiza rutinë. Rrjeti menjëherë nisi të dyshojë edhe më shumë, pasi këtë javë u shfaq edhe premiera e filmit “5 herë jo” dhe fansat e saj duke njohur natyrën e aktores dhe miqësinë me Borën dhe vëllezërit Veshaj, nuk do e linte këtë event për një kontroll rutinë.
Dhe, pas gjithë aludimeve, dilema merr fund! Olta Gixhari po bëhet nënë për herë të dytë! Edhe pse aktorja ende nuk ka konfirmuar asgjë, burime për “Iconstyle”, bëjnë me dije se aktorja është në një pritje të ëmbël.