Një lajm se brandi i huaj “Cotazur” do të hedhë në gjyq Kiara Titon për kopjim të koleksionit, nisi të qarkullojë vetëm pak orë më parë, nga një media në vend e cila kishte pasur kontakt të drejtpërdrejtë me brandin dhe thuhej se kjo çështje do të kalonte te avokatët e kompanisë.
E gjithë kjo situatë shkaktoi zhurmë të menjëhershme në rrjet, kjo për faktin se prej disa ditësh shumë njerëz po thonë se modele identike me ato të koleksionit të Kiarës, i kanë parë edhe më parë – ndër të tjera, të veshura edhe nga Fatma Haxhialiu, për të cilën kjo e fundit bëri edhe një reagim në Instagram.
Megjithatë, askush nuk e kishte përmendur më parë brandin “Cotazur” – askush përveç Zhaklin Lekatarit, e cila para se të bëhej publik lajmi i bisedave me kompaninë, bëri një reagim lidhur me kompaninë dhe brandin “Kiara Tito” , duke ironizuar sërish në mënyrë indirekte Kiarën.
Zhaklina ka postuar një foto të një modeli rroba-banjosh të “Cotazur” në Instagramin e saj duke e bërë tag edhe vet brandin ku dhe ka shkruar “Do e ket marr vesh?”
Menjëherë pas kësaj, kompania pati një bisedë ku thuhej se çështja do kalonte te avokatët.
Nuk e dimë nëse e gjitha është një rastësi, por ajo që shohim është që reagimin e parë lidhur me kompaninë në fjalë e bëri Zhaklina.