Këngëtari i njohur Blerim Muharremi – Blero, është parë sot në Aeroportin “Adem Jashari”.
Pas tërheqjes së tij të papritur nga Big Brother VIP Kosova mbrëmjen e djeshme, ai së fundmi u fotografua duke u përgatitur për një udhëtim jashtë vendit.
Interpretuesi i hitit “La Vida Loca”, ka zgjedhur të largohet nga Kosova në një destinacion ende të panjohur, ku nuk dihet nëse po largohet për pushime apo do të qëndrojë larg Kosovës tashmë.
Arsyeja e saktë e këtij largimi nuk është zyrtarisht e qartë, por fotografitë e tij në aeroport janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, duke ngritur spekulime dhe biseda mes fansave të spektaklit Big Brother VIP Kosova.