Atalanta dhe Luixhino ishin çifti çerek-finalistë, të cilët nuk arritën dot të preknin gjysmë-finalen, pasi u eleminuan këtë të premte.
Mirëpo, eleminimi i Atalantës shkaktoi jo pak reagim në rrjet, pasi moderatorja jo vetëm që fitoi dashurinë e publikut së bashku me Luixhinon, por rrjeti e pa të padrejtë eleminimin e çiftit.
Menjëherë pas eleminimit, rrjeti ka mbushur me komente faqen zyrtare të DWTS në Instagram për largimin e çiftit Luixhino-Atalanta.
E sigurisht pas gjithë dashurisë që mori bga publiku, nuk kishte si të mungonte as një reagim nga vet Atalanta e cila shprehet tejet falenderuese për publikun që e suportoi dhe gjithë eksperiencën në DWTS.