“BBV” është fenomeni që ka “mbërthyer” shqiptarët para ekranit në të dyja sezonet e tij, e ndërsa po fillon i treti, kjo ka qenë tema e diskutimit në “Trotuar”, ku e ftuar ka qenë edhe Zhaklin Lekatari.
Deklaratat e ish-opinionistes së BBV2, kanë nxitur shumë debat përgjatë spektaklit dhe pas tij, duke e kthyer Zhaklinën në personazh “antagonist” në sytë e shumicës së publikut.
Mirëpo, a është penduar Zhaklina për deklaratat e saj në BBV2? Kjo ka qenë pyetja që i është drejtuar, së cilën Zhaklina nuk nguroi t’i përgjigjej dhe t’i qëndronte besnike deklaratave të saj.
“Jo vetëm që nuk jam penduar dhe i qëndroj deklaratave, por mendoj që nuk duhet të kisha kufi, duhet të kisha thënë më shumë” – është përgjigjur Zhaklin Lekatari.