Që pas daljes nga shtëpia e BBV Albania, Kiara Tito filloi ti shikonte benefitet e para të audiencës së lartë që e ndiqte.
Kjo u konkretizua duke marrë në moderim dhe ‘Fan Club’ të DWTS.
Nga kërkimet e fundit shihet se Kiara Tito është moderatorja më e kërkuar e vitit 2023 duke lënë pas emrat si Arbana Osmani dhe Bora Zemani.
E gjithë kjo falë talentit dhe hijeshisë që e ka karakterizuar, sidomos pas shtatzanisë, gjë që është përqafuar në masë nga publiku shqiptar.