Butrint Imeri dhe Soni Malaj kanë lënë pas një situatë të pakëndshme që ndodhi mes tyre pak vite më parë.
Për ata që nuk e mbajnë mend po ju rikujtojmë se dy këngëtarët kanë patur një episode të sikletshëm bashkë. I ftuar në “Shiko Kush Luan” në 2020 Butrintit iu kërkua të zgjidhte emrin e një vajze të njohur të ekranit shqiptar me të cilën mendonte se do të ishte çift perfekt. Butrinti u mendua pak dhe për ta nxjerë nga situata, Ylli Limani i propozoi emrin e Sonit. Por, Butrinti u shpreh se Soni është ‘e keqe’.
Kjo nuk kaloi pa i rënë në vesh këngëtares asokohe, e cila reagoi me anë të një postimi ku shkruante: “Jo kushdo që ka emrin “Butrint” ka kulturën dhe artin e qytetit antik. “Butrintërit” e tjerë mund të jenë shumë mirë ndonjë markë tapash veshësh”.
Por, siç thonë ‘e shkuar e harruar’. Sot ata duket se gëzojnë një raport të mirë. Aq të mirë sa Butrinti e ka ftuar Sonin në festën e ditëlindjes që organizoi mbrëmjen e djeshme në kryeqytet. Mes të ftuarve të shumtë VIP, ‘Revista Class’ vuri re se ka qenë edhe Soni. Edhe pse nuk e ka uruar publikisht këngëtarin ajo ka ndarë video nga festa duke zbuluar se janë sqaruar dhe kanë lënë pas gjithçka.