Bora Zemani dhe Arbana Osmani janë dy ndër moderatoret më të dashura për publikun shqiptar.
Bora ia fitoi zemrën publikut pas eksperiencës në “Përputhen” dhe “Dancing With The Stars Albania”, ndërsa Arbana me moderimin e “Dua të të bëj të lumtur” dhe “Big Brother Albania”.
Në një ‘mini sondazh’, eksperti Tom Kallanxhi ka treguar së fundmi qytetet të cilët preferojnë Borën dhe ato që preferojnë Arbanën.
“Në Lezhë fiton Bora. Në Korçë fiton prap Bora.Në Fier është 50 me 50. Në Elbasan fiton Arbana. Në Tiranë Arbana. Në Durrës Arbana. Në Shkodër Arbana”, tha eksperti.