Sezoni i tretë i BBV është shumë afër e sa më shumë ditë kalojnë, aq më shumë rritet dhe kurioziteti i publikut për atë çfarë pritet të ndodhë këtë sezon.
Shtëpia më e madhe në vend pritet të hapë dyert më datë 13 janar. Këtë vit ndryshe nga edicionet e shkuara, spektakli do të moderohet nga Ledion Liço dhe jo nga Arbana Osmani si edicionet e shkuara. Thuhej se mund edhe të moderohej nga Bora Zemani, lajme të cilat moderatorja i përgënjeshtroi duke thënë se “Top-Channel” i ka besuar mjaft projekte, por nuk është ky rasti i Big Brother.
Nga ana tjetër, edhe Eduart Grishaj thuhet se është larguar së bashku me Arbanën dhe regjisor i spektaklit këtë vit do të jetë Ergys Lubonja, regjisori aktuat i DWTS.
Sa i përket opinionistëve, dihet tashmë se Arbër Hajdari nuk do të jetë opinionist në këtë sezon, por do të zëvendësohet nga Luiz Ejlli, lajm të cilin fituesi i sezonit të dytë e konfirmoi edhe vet indirekt. Sa i përket opinionistit të dytë, thuhet se mund të jetë Ina Kollçaku, por asgjë nuk është konfirmuar deri më tani, ndonëse mund të ndodhë që sërish Zhaklin Lekatari të jetë në këtë pozicion, ose Luizi i vetëm.
Ndërsa për ndryshimet, është bëre me dije tashmë se shpia ka ndryshuar totalisht strukturën e madje është zgjeruar edhe në sipërfaqe, duke nxitur aludime se këtë vit do të jenë edhe më shumë banorë që do të hyjnë më datë 13 janar.Gjithashtu, edhe koncepti i studios ka ndryshuar tërësisht, ngjyra nga blu në gold dhe logoja e syrit të “Vëllait të Madh”, sy i cili u komentua në rrjet sikur ishte i Luiz Ejllit.
Sa i përket banorëve, disa prej tyre ndonëse nuk janë konfirmuar ende nga vet ata ose produksioni, emrat kanë dalë nga mediat në vend dhe burimet e tyre.
Sipas tyre, deri më tani kemi banorë të konfirmuar: Graciano Tagani, Endrik Beba, Le Fazan, Bardhi, Albi Nako, Alfio Rrotani, Zamira Kita, Meri Shehu, Ekaterina Dubenik dhe vjehrra e saj Shegushe Zeqiraj, Drini Zeqo, Fation Kuqari, Ksenja Shoshaj, Cubi Metkaj, Adel Lami, Dea Vieri. Pjesë e kësaj liste ishte dhe Bleona Qereti, e cila vetëm pak më parë e ka përgënjeshtruar lajmin.
Ndërkohë, banorë të tjerë që përfliten që do të jenë pjesë e shtëpisë, disa dhe prej deklaratave të tyre të “dyshimta”, janë: Romeo Veshaj, Olsi Bylyku, Egli Tako, Ronela Hajati, Roza Lati, Rozana Radi, Rinian Leka, Alandy, Erjola Doci, Ledian Agallijaj, Atalanta Kërcyku, Luixhino Hala, Sardi Strugaj, Bruno Shemsho, Julian Deda. / XL Social Media