Drake mori jo pak vëmendje pak kohë më parë kur në videoklipin e këngës së tij mbante flamurin shqiptar, ndërsa në tekst përmendte Prishtinën.
Mirëpo, duket se së shpejti ai edhe do ta vizitojë vendin tonë.
Në një intervistë së fundmi, këngëtari i famshëm tha se në vitin 2024 do të realizojë një tur botëror, por edhe do të vizitojë vende që nuk i ka vizituar, si për shembull Shqipërinë.
“Padyshim do të bëj një tur në 2024-ën. Dua të udhëtoj më shumë. Nuk kam qenë në Itali, Tokyo. Nuk kam qenë kurrë në Shqipëri”, tha ai.