Armina Mevlani është një personazh mjaft i dashur për publikun. Fillimisht si modele, e më pas si moderatore, Arminën e kemi parë në emisionin “Goca dhe Gra”, si dhe bashkëprezantuese të “Kënga Magjike” krah mikeshës së saj të ngushtë Olta Gixhari dhe Ardit Gjebreas.
Armina Mevlani ka bërë një pyetësor në story në Instagram së fundmi, ku ndjekësit e kanë pyetur për rikthimin e saj në ekran. Edhe pse nuk e ka specifikuar se në cilin format do të jetë pjesë, Armina ka shkruar se do të jetë pas janarit të vitit 2024.
Ndoshta do të kemi një tjetër sezon të “Goca dhe Gra” në “Top-Channel”, ose do e shohim në ndonjë program tjetër, por e sigurt është që Armina nuk do t’i mungojë ekranit shqiptar.