Ditën e djeshme ka nisur të qarkullojë lajmi se Efi Dhedhes do të jetë moderatorja e “BBV Fan Club”, madje edhe vet Efi është shprehur se shumë shpejt do t’a shohim në ekran, përveçse me biznesin e saj të ri.
Së fundmi, banorja e BBV2 e ka shpërndarë edhe vet këtë lajm, duke postuar titullin si dhe i ka shtuar edhe një emoji duke menduar, si për të nxitur edhe më tej dyshimet ose për ta konfirmuar lajmin.
Aktualisht Efi po merret me studion e saj të tatuazheve, e cila do të hapet në janar si dhe me xhirimin e spotit publicitar të “Lori Caffé” ku do të jetë imazh, kontratë kjo që iu premtua në natën finale të BBV2.