Loredana ka qenë gjithmonë shumë e përfolur edhe për jetën e saj personale. Përmendim këtu historinë e saj me Mozzik, ndarjet, ribashkimet, ‘thumbat’ në rrjete sociale e dedikimet plot dashuri.
Pas ndarjes përfundimtare, bukuroshja u përfol për romanca të reja derisa me anë të disa fotove shumë romantike, ajo pranoi hapur lidhjen e saj me futbollistin Karim Adeyemi të Borussia Dortmund.
Ditën e djeshme Loredana ka marrë vëmendjen e rrjetit me postimin e fundit në Instagram, ku ka treguar ndryshimin në ‘look-un’ e saj.
Nga një bjonde me flokë të gjata, tashmë Loredana është një brune me flokë të shkurtra, një model flokësh i cili është bërë trend kohët e fundit dhe duket se Loredanës i shkon shumë.