Prej kohësh tashmë përflitet se Elvana Gjatën dhe Romeo Veshajn do t’i shohim në aktrim krah njëri-tjetrit, më saktë në një serial të njohur, për të cilën është folur edhe më parë dhe vjen në fakt për të parën herë si format në Shqipëri. Edhe pse vetë protagonistët nuk e kanë konfirmuar projektin, raportime nga mediat ka pasur shumë, ndërsa sot kemi edhe foton e parë të këngëtares dhe aktorit, nga seti i xhirimit të serialit që sic mund ta dini, quhet “Tenxherja-Kapakun”.
Kështu, ka qenë aktori Gjergj Doci që ka postuar një foto në rrjetet sociale, së bashku me Evanën dhe Romeon, teksa shkruan se janë në xhirimet e serialit më të ri e po ashtu ka përfshirë edhe Indrit Cobanin, regjisorin e njohur në postim, që me gjasë mund të drejtojë një ose më shumë nga seritë, apo mund të jetë përfshirë edhe si aktor.
Pra më në fund kemi pamjen e parë të dyshes, që do të jenë protagonistë të “Tenxherja-Kapakun”, jashtë e njohur si “Love Bugs”, seriali i zhanrit komedi, që ka pasur sukses mjaft të madh në vende të tjera dhe mezi presim ta shohim edhe në ekrant tona. Ishte raportuar më herët se do mund ta shihnim të trasnmetuar që në vjeshtën e 2023-it, megjithatë premiera është shtyrë dhe dimë vetëm që do të vijë së shpejti.