E ftuar në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio, ka qenë aktorja Esmeralda Metkaj ose të gjithë e njohim, Cubi.
Edhe pse ka disa vite larg skenës, Cubi momentalisht moderon emisionin e saj. Por ajo çfarë ka tërhequr akoma më shumë vëmendjen e dashamirësve të saj, është pikërisht lajmi i fundit që po qarkullon në rrjet. Emri i saj mendohet se do të jetë pjesë e kastit të banorëve të “Big Brother Vip Albania 3” dhe sigurisht ish-kolegu dhe miku i saj, Visjan Ukcenaj, nuk nguroi ta pyeste drejtpërdrejtë për këtë gjë. Deri diku ajo e pohoi si lajm dhe na la të kuptonim se data e fillimit të spektaklit do të jetë më 13 Janar. Përgjigjia e saj:
“Do të rrimë edhe shumë gjatë? Se në datë 13 iki unë prandaj. Një propozim e kam, por do të jem ose nuk do të jem ende. E shohim më datë 13.“
Nëse Esmeralda do të futet, a do të jetë e gatshme që të krijojë një lidhje dashurie?
“Po unë për këtë do futem. Të gjej burrë. Të bëj edhe një fëmijë. Të më shikojë edhe mua Zoti më në fund. Aty brenda do sistemohemi.“
Mirëpo, kjo fjali e fundit është parë në rrjet si kunjë kundrejt çifteve tashmë me fëmijë të krijuar nga edicionet e shkuara të BBV – Dj.Dagz dhe Einxhel, si dhe Kiara dhe Luizi.