Mbrëmjen e djeshme është mbajtur nata e parë e “Festivalit të Këngës” në RTSh. Si zakonisht, që para nisjes, ka pasur aludime që fituesi është paracaktuar.
Dhe ndaj, në nisje të tij, kanë menduar dy këngëtarë që të bëjnë “lajm”, një duke “u zhveshur”, dhe një duke u veshur “si grua”.
Mal Retkoceri dhe Besa Kokëdhima kanë qenë më të komentuarit për veshjen e tyre edhe pse këngëtarja para bustit kishte “maskën metalike” dhe këngëtari kishte zgjedhur një veshje që në rrjet është komentuar si e ngjashme me atë të Akilit.
Këtë vit, nata e parë “FiK” është pritur me kritika të shumta, që nga këngët e përzgjedhura, moderatorët, skenografia dhe juria.