Duket se Ledion Liço është rikthyer plotësisht tashmë në rrjet dhe media. Pas lajmeve se ai do të jetë moderatori i sezonit të tretë të BBV, Ledioni është rikthyer edhe në rrjete sociale.
Tre ditë më parë, moderatori është “kthyer” në Instagram, dhe menjëherë ka marrë vëmendjen e rrjetit dhe medias me këtë veprim.
Së fundmi, Ledioni ka postuar një foto me bashkëshorten e tij Sara Hoxha, krah çiftit Bora-Donald, duke treguar suportin e tij maksimal për filmin “5 herë jo”.
“Shumë i lumtur për suksesin e “5 herë jo”. Në të gjitha kinematë në Shqipëri dhe Kosovë” – shkruan Ledioni.