Arsyeja që ka bërë bashkë Neda Ballukun dhe Romeo Veshaj është këngëtari Tiri Gjoci.
Këngëtari ka performuar sot në natën e dytë të “Festivalit të Këngës” në RTSh me këngën “Në ëndërr”, e cila është pritur mjaft mirë nga publiku.
Teksti i këngës së Tirit është shkruar nga opinionistja e “Për’puthen” Neda Balluku, ndërsa refreni nga Romeo Veshaj dhe duket se dyshja së bashku ka krijuar një tekst mjaft të arrirë, i cili i kompozuar dhe kënduar nga Tiri, ka rezultuar në rrjet si një nga këngët më të pëlqyera deri tani në Festival.