Gjatë kohës që ishte në BB VK duket se Bleros nuk i ka pëlqyer aspak menaxhimi që i kanë bërë Instagramit të tij, madje e quan keqpërdorje.
Këngëtari ka reaguar me anë të një statusi, duke shprehur:
“Përshëndetje të gjithëve. Dua të ju informoj sa i përket rrjeteve të mia sociale që gjatë kohës kur kam qenë në BB janë keqpërdorur dhe nuk janë mirëmbajtur siç duhet.Tash janë në kontrollin tim dhe gjithçka është në rregull.Faleminderit në mirëkuptim dhe faleminderit edhe një herë shumë për gjithë këtë suport që ma boni.”