“A kishe fjetur me mua për ta rritur çmimin për 30 mijë euro?” Kjo ka qenë pyetja e papritur që Buci i ka drejtuar Santianës së fundmi gjatë një loje.
Përgjigja e Santianës ndaj kësaj pyetjeje të drejtpërdrejtë ishte e prerë dhe pa hezitim. Ajo e hodhi poshtë mundësinë duke deklaruar se nuk do të bënte diçka të tillë, as me Yllin e as me ndonjë banor tjetër të shtëpisë.
Ndërsa Buci shtoi se për të nuk do të kishte rëndësi nëse personi në fjalë do të ishte burrë apo grua; ai do të pranonte të bënte këtë veprim nëse do të kishte si shpërblim një çmim monetar.
Sakaq kjo bisedë e çuditshme mes dy banorëve ka nxitur reagime të ndryshme në shtëpi dhe në rrjetet sociale.