Mbrëmjen e sotme “Top-Media” ka festuar ditëlindjen e “Digitalb”, ku nuk ka munguar i gjithë stafi i televizionit.
Mirëpo, si në gjithë eventet e fundit ku e kemi parë shumë të distancuar Arbana Osmanin.
Këtë herë, moderatorja ndryshe nga herët e tjera, ka zgjedhur të mos shkojë fare në festën e “Digitalb”, por të bëjë një festë me stafin e saj të restorantit “Bana’s”.
Moderatorja ka postuar disa Instastory, ku ka treguar momente të festës së saj me stafin, ndërsa gjithë kolegët e saj të “Top-Channel” festonin së bashku për Digitalbin.
Mund të jetë një rastësi që të dyja festat janë në të njëjtën ditë?! Ndoshta, por do të ishte rastësi e çuditshme paksa…