E mbani mend jelekun jeshil i cili bëri bujë kur iu pa veshur Kiara Titos brenda Big Brother ? Pikërisht si duket është i njëjti që ka përfunduar në trupin e 21 vjeçarit Karim Adeyemi i cili është i dashuri i Loredanës, konfirmuar tashmë.
Peripecitë nuk kanë të mbaruar dhe si duket po ky jelek qenka ogurmirë për romancat, sepse nëse është i vërtetë po i njëjti do ishte dhe lajmi ditës. Dimë që atë jelek e ka pasur Mozzik si fillim, ku më pas ja pamë veshur dhe Kiara Titos në Big Brother.
Ajo çfarë së fundmi ka dalë në qarkullim është që i dashuri i Loredanës e ka një të ngjashëm, si duket kunjat midis Loredanës dhe Mozzik nuk mungojnë deri aty ku nuk kursehen as te rrobat.